Takohen në Pekin ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite e Iranit
2023-04-06 16:41:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, princi Faisal bin Farhan Al Saud, dhe homologu i tij iranian Hossein Amir-Abdollahian, u takuan të enjten në Pekin.

Ky ishte takimi i parë i kryediplomatëve të të dy vendeve në shtatë vjet.

Takimi u zhvillua pas një marrëveshjeje të rëndësishme të ndërmjetësuar nga Kina në mars për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, duke rihapur ambasadat brenda dy muajve.

Arabia Saudite dhe Irani nënshkruan një marrëveshje për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm ministri i Jashtëm kinez Qin Gang. (Fani)