
Foto nga VCG
Banorët në zonat urbane në Kinë ishin më optimistë për situatën e punësimit në tremujorin e parë të këtij viti sesa tremujori i mëparshëm, bëhet e ditur në një sondazh të Bankës Popullore të Kinës.
Indeksi i pritjeve të punësimit qëndroi në 52.3 për qind në tremujorin e parë të 2023, duke u rritur me 9.4 pikë përqindje nga ai në tremujorin e katërt të 2022, sipas sondazhit të kryer nga banka mes rreth 20.000 familjeve urbane në 50 qytete, citon “Xinhua”.
Në kah pozitiv ka lëvizur edhe indeksi që vlerëson ndjesitë e këtyre familjeve për situatën aktuale të punësimit, deri në 39.9 për qind, 6.8 pikë përqindje më i lartë se tremujori i mëparshëm.
Nga të anketuarit, 85.6 për qind thanë se të ardhurat e tyre ishin rritur ose qëndruan në thelb të njëjta.
Këtë vit, Kina synon të krijojë rreth 12 milionë vende të reja pune urbane, me një shkallë të papunësisë urbane të anketuar prej rreth 5.5 për qind, sipas raportit të punës së qeverisë. (Irma)
