Lavrov: Rusia është e hapur për kontakte me Perëndimin
2023-04-06 14:51:19

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, shprehu gatishmërinë e vendit për të vazhduar kontaktet me Perëndimin në baza të barabarta, por dyshoi në gatishmërinë e Perëndimit në këtë drejtim.

“Ne mbetemi të hapur për kontakte, por në baza të barabarta dhe me konsideratë të detyrueshme të interesave të Rusisë në mënyrë që të përmirësojmë situatën në Europë dhe në rajonin euroatlantik, si dhe të zvogëlojmë rreziqet bërthamore në afat të gjatë”,- deklaroi Lavrov në një intervistë për “Argumenty i Fakty”, citon “Xinhua”.

“Parakushti kryesor i yni është që Perëndimi të braktisë politikën e tij agresive dhe armiqësore. Megjithatë, Perëndimi nuk është i gatshëm ta bëjë këtë ose të fillojë një dialog konstruktiv me ne, por në vend të kësaj është duke kërkuar për mënyra të reja për të frenuar Rusinë”,- theksoi ai.

Lavrov vuri në dukje se Rusia kishte dalë në mënyrë të përsëritur me ide konstruktive dhe propozime jo të politizuara për zgjidhjen e çështjeve urgjente ndërkombëtare, duke përfshirë iniciativën e presidentit Vladimir Putin të vitit 2021 për t'i dhënë Rusisë garanci ligjërisht të detyrueshme të sigurisë në drejtimin perëndimor. (Irma)