Macron: Kina mund të luajë rol të madh në gjetjen e rrugës drejt paqes në Ukrainë
2023-04-06 15:18:30

Foto nga VCG

Presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet në Pekin për një vizitë treditore. Duke folur në një mbledhje të komunitetit francez në kryeqytetin kinez, ai tha se Kina mund të luajë një rol të madh në gjetjen e një rruge drejt paqes, shkruan gazeta franceze “Le Monde”.

Macron tha se Franca do të kërkonte të punonte me Kinën në këtë përgjegjësi të përbashkët për paqen dhe stabilitetin në Ukrainë, duke vënë në dukje kundërshtimin e deklaruar të Kinës ndaj përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë, si dhe propozimin e vendit për paqe ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Vizita e presidentit francez zhvillohet me ftesë të homologut kinez Xi Jinping dhe është e treta që nga marrja e këtij posti.

Në axhendën e bisedimes mes dy presidentëve është edhe zhvillimi i ardhshëm i marrëdhënieve Kinë-Francë, për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme dhe për të mbajtur një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi çështjet kryesore ndërkombëtare dhe çështjet e pikave të nxehta rajonale. Presidenti francez pritet të vizitojë dhe qytetin Guangzhou në provincën Guangdong.

Po ashtu Pekini vizitohet edhe nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Kinës. Për presidenten e KE-së është vizita e parë zyrtare në Kinë, që pas marrjes së postit të lartë. (Irma)