Foto nga VCG
“Shkëlqimi i pastër” (Qingming) është e 5-ta ndër 24 fazat stinore sipas kalendarit hënor kinez dhe bie zakonisht më 4, 5 ose 6 prill korrik sipas kalendarit ndërkombëtar.
Në librat e lashtë kinezë prejardhja e kësaj faze përshkruhet me këto fjalë: "Të gjitha qeniet rriten, koha është e pastër dhe e ndritshme. Prandaj kjo fazë emërtohet si 'Shkëlqimi i pastër'". Me ardhjen e kësaj faze rritet shumë sasia e reshjeve të shiut, kështu që kjo është një periudhë e çmuar për kultivimin dhe mbjelljet pranverore. Prandaj janë të përhapura proverbat kineze që thonë se "rreth fazës stinore të 'Shkëlqimit të pastër' duhet të mbjellim bostan dhe sojë", që "pyllëzimi nuk mund të bëhet pas fazës stinore të 'Shkëlqimit të pastër'" etj. Prandaj, kjo fazë lidhet ngushtë me punët bujqësore.
“Shkëlqimi i pastër” është edhe stina e prodhimit të çajit të gjelbër kinez. Çaji i gjelbër lindi në Kinë dhe ka një histori të gjatë të prodhimit. Sipas shënimeve, herët në dinastinë Zhou (1046-771 para erës sonë), filloi të prodhohet çaji i gjelbër në Kinë.
Çaji i gjelbër lulëzon nga tetori deri në shkurtin e vitit të ardhshëm dhe rreth fazës stinore “Shkëlqimi i pastër”, fillojnë të rriten gjethe të njoma të çajit dhe mund të këputen gjethe për të prodhuar çajin e gjelbër. Në këtë fazë, çaji i gjelbër ka cilësi dhe shije më të mirë në vit, shumë pirës të çajit shprehen se një gotë çaji të gjelbër në këtë fazë tregon shijen e pranverës.
Çaji i gjelbër kinez prodhohet kryesisht në jug të Kinës. Gjatë periudhës së gjatë të prodhimit të çajit të gjelbër në Kinë, kanë lindur shumë lloje të famshme duke përfshirë “Xihu Longjing”, “Biluochun”, “Zuyeqing” etj.