Aktivitetet logjistike në Kinë shënuan rritje në mars
2023-04-06 15:13:50

Foto nga VCG

Sektori i logjistikës në Kinë raportoi rritje të qëndrueshme në mars, pasi përmirësimit të masave për të rritur konsumin dhe stabilizimin e kërkesës, treguan të dhënat e industrisë, cituar nga “Xinhua”.

Sipas Federatës Kineze të Logjistikës dhe Blerjeve, indeksi që ndjek performancën e tregut të logjistikës së vendit qëndroi në 55.5 për qind në mars, 5.4 pikë përqindje më shumë nga shkurti.

Një lexim mbi 50 tregon zgjerim, ndërsa një lexim nën 50 pasqyron tkurrje.

Nënindeksi për pritjet e aktivitetit të biznesit arriti në 58.1 për qind në muajin mars, një rritje për të katërtin muaj radhazi, duke treguar se kompanitë e logjistikës kishin një pamje optimiste për zhvillimin e ardhshëm të sektorit. (Irma)