
Foto nga VCG
Një platformë kineze e tregtisë elektronike që shet produkte nga 832 qarqe të nxjerra nga varfëria ka parë që shitjet e saj të kalojnë 35 miliardë juanë (rreth 5.09 miliardë dollarë amerikanë).
Mbi 300.000 lloje të produkteve bujqësore ishin në dispozicion në faqen e internetit “fupin832.com” deri në fund të marsit, sipas “China CO-OP Group”. Sipas vlerësimeve, përcjell “Xinhua”, afro 3 milionë familje rurale kanë përfituar nga platforma.
Platforma bëri të ditur se do të bëhen përpjekje për të përmirësuar cilësinë e produkteve bujqësore, duke ndihmuar zonat e goditura nga varfëria të kultivojnë dhe përmirësojnë industritë bujqësore.
E lançuar në 1 janar 2020, platforma është nën drejtimin e Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, Administratës Kombëtare të Rivitalizimit Rural dhe Federatës Pankineze të Kooperativave të Furnizimit dhe Marketingut. (Irma)
