Qin Gang-u takon ministren e Jashtme franceze Catherine Kolonna
2023-04-06 16:36:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të mërkurën, ministri i Jashtëm kinez Qin Gang u takua në Pekin me homologen e tij franceze Catherine Kolonna, që po shoqëron presidentin francez Emmanuel Macron gjatë vizitës në Kinë.

Gjatë takimit, Qin Gang-u u shpreh se Kina dhe Franca i kanë zhvilluar marrëdhëniet mes tyre në mënyrë të pavarur, dhe në situatën e ndërlikuar ndërkombëtare, të dy palët duhet t'i përmbahen kësaj pike. Pala kineze i kushton rëndësi të madhe vizitës së presidentit Macron në Kinë dhe është e gatshme që, bashkë me palën franceze, ta nxitë këtë vizitë të ketë rezultate të pasura, për t'i çuar përpara marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik dhe të bashkëpunimit praktik kino-francez.

Nga ana e saj, Catherine Kolonna u shpreh se marrëdhëniet franko-kineze kanë rëndësi shumë të madhe dhe Franca i trajton këto marrëdhënie nga një këndvështrim strategjik e afatgjatë. Ajo e falënderoi palën kineze për përgatitjet e përsosura për vizitën e presidentit Macron në Kinë dhe shprehu shpresën se kjo vizitë do të sjellë gjallëri të re në bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat. Franca i përmbahet vendimmarrjes së pavarur e politikës së bashkëpunimit miqësor me Kinën dhe është e gatshme të nxitë së bashku me palën kineze rinisjen e gjithanshme të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve pas pandemisë, duke thelluar pandërprerë bashkëpunimin dypalësh në fushën ekonomiko-tregtare, kulturore e njerëzore etj., për të përballuar bashkërisht sfidat globale. Franca e kundërshton "shkëputjen nga Kina", përkrah dialogun dhe dëshiron të punojë së bashku me Kinën për të mbrojtur rendin e barabartë e të drejtë ndërkombëtar. 

Të dy palët shkëmbyen mendime edhe për probleme ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët. (Fani)