Prodhimi dhe kapaciteti i instaluar i baterive në Kinë shënoi rritje në shkurt
2023-04-06 14:57:02

Foto nga VCG

Prodhimi dhe kapaciteti i instaluar i baterive të energjisë në Kinë pati një rritje të shpejtë në shkurt mes zhvillimit të shëndoshë të tregut të automjeteve me energji të re të vendit, tregojnë të dhënat e industrisë.

Gjatë kësaj periudhe, prodhimi i baterive të energjisë në vend qëndroi në 41.5 gigavat orë, duke u rritur 30.5 për qind në baza vjetore dhe 47.1 për qind në baza mujore, njoftoi Aleanca Kineze e Inovacionit të Baterive të Automobilave, citon “Xinhua”.

Kapaciteti i instaluar i baterive të energjisë arriti në 21.9 gigavat orë, duke u rritur 60.4 për qind në baza vjetore dhe 36 për qind më shumë se janari, sipas të dhënave të aleancës.

Në dy muajt e parë të vitit, prodhimi i baterive të energjisë në Kinë u rrit 13.3 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2022, ndërsa kapaciteti i instaluar i baterive u rrit me 27.5 për qind.

Në Kinë u shitën rreth 439.000 makina pasagjerësh me energji të re në shkurt, duke u rritur me 61 për qind në baza vjetore, zbuluan të dhënat e mëparshme. (Irma)