Kina planifikon të ristrukturojë disiplinat dhe diplomat në universitete
2023-04-06 10:56:40

Foto nga VCG

Kina do të rregullojë përbërjen e rreth 20 për qind të disiplinave dhe diplomave në institucionet e saj të arsimit të lartë, duke zëvendësuar disiplinat e vjetruara me ato të reja që ecin me hapin e teknologjive të reja, sektorët në zhvillim dhe mënyrat e reja të biznesit, shkruan “Xinhua”.

Deri në vitin 2025, në institucionet e arsimit të lartë në Kinë pritet të ngrihen rreth 10.000 disiplina të rangut më të lartë në nivel kombëtar, sipas një plani reformash të publikuar nga Ministria e Arsimit dhe autoritete të tjera.

Sipas planit, do të krijohet gjithashtu një grup akademish speciale me ekspertizë në teknologjitë e ardhshme, industritë moderne, kujdesin shëndetësor publik dhe inxhinierinë e nivelit të lartë.

Plani bën thirrje gjithashtu për përpjekje të përshpejtuara për të forcuar disa disiplina kyçe, duke përfshirë inxhinierinë, mjekësinë, bujqësinë, artet liberale dhe lëndët bazë. (Irma)