Industria e pajisjeve shtëpiake në Kinë ruajti një rritje të qëndrueshme
2023-04-06 11:11:16

Foto nga VCG

Industria e pajisjeve shtëpiake në Kinë raportoi rritje të qëndrueshme të prodhimit në dy muajt e parë të vitit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, cituar nga “Xinhua”, prodhimi kinez i frigoriferëve për përdorim shtëpiak u rrit me 7.9 për qind në baza vjetore në 13.21 milionë njësi gjatë periudhës janar-shkurt.

Prodhimi i kondicionerëve për përdorim shtëpiak u rrit me 10.8 për qind në baza vjetore në afro 33.31 milionë njësi, ndërsa prodhimi i makinave larëse arriti në 14.08 milionë njësi, 1.8 për qind më shumë se një vit më parë. (Irma)