Ma Ying-jeou bën thirrje për bashkëpunim ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit
2023-04-06 16:46:34

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Ish-udhëheqësi i rajonit të Tajvanit Ma Ying-jeou e vlerësoi lart zhvillimin e pjesës kontinentale gjatë vizitës së tij.

"Unë zbulova se pjesa kontinentale është zhvilluar shumë shpejt në fusha të ndryshme, disa prej të cilave, të themi, nuk i kishim ëndërruar," tha Ma Ying-jeou, duke bërë thirrje për më shumë bashkëpunim ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit.

Të mërkurën, Ma Ying-jeou arriti në Shangai, ku vizitoi një qendër administrimi urban në Zonën e Re "Pudong", për t'u njohur me përpjekjet e atyshme për përsosjen e administrimit urban nëpërmjet teknologjisë së informacionit.

Krahas Shangait, duke drejtuar një grup studentësh tajvanezë, Ma Ying-jeou vizitoi edhe qytetet Nankin, Wuhan, Changsha e Chongqing.

Në qytetin Changsha të provincës Hunan, ata vizituan një sipërmarrje private që i dhuroi Tajvanit pajisje e makineri për punët e shpëtimit nga tajfuni në vitin 2009.

Ma Ying-jeou u njoh edhe me rrjetin logjistik në qytetin Chongqing.

Sipas programit, të enjten Ma Ying-jeou do të vizitojë Universitetin "Fudan" e disa pika të tjera në Shangai dhe do ta përfundojë vizitën e vet të parë në pjesën kontinentale të premten. (Fani)