Kryeministri Mitsotakis: Greqia një hap larg shkallës së investimit
2023-04-06 10:50:42

Foto nga VCG

Greqia është afër rifitimit të një vlerësimi kredie të shkallës së investimit pas 12 vitesh në statusin e padëshiruar, deklaroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Ekonomia kombëtare në katër vjet është përmirësuar 12 herë. Tashmë është një hap larg shkallës së investimeve. Vendi nuk është më problem, por pjesë e zgjidhjes në zhvillimet europiane”,- deklaroi kryeministri grek gjatë një aktiviteti të titulluar “Ekonomia Greke: Qëndrueshmëria, progresi, perspektiva”, shkruan “Xinhua”.

Pas vuajtjes së një krize të rëndë borxhi që nga viti 2009, e cila e solli vendin në prag të kolapsit, Greqia përfundimisht doli nga epoka e ndihmës në vitin 2018. Vendi doli gjithashtu verën e kaluar nga kuadri i mbikëqyrjes së zgjeruar të Bashkimit Europian, nën qeverinë aktuale konservatore.

Sipas analistëve, agjencitë e vlerësimit të kredisë mund të përmirësojnë ekonominë në statusin e investimit pak para ose pas zgjedhjeve të majit.

“Është bërë përparim në ekonominë greke, pavarësisht nga shumë sfida. Kam shumë besim se Greqia së shpejti do të marrë vlerësimin e shumëdëshiruar të investimeve për borxhin kombëtar”,- tha presidenti i Eurogrupit dhe ministri i Financave i Irlandës, Paschal Donohoe. (Irma)