Presidenti Erdogan prezanton makinën elektrike të prodhuar në Turqi
2023-04-06 15:04:55

Foto nga VCG

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan prezantoi makinën e parë elektrike të prodhuar në vend.

“Tashmë ne jemi dëshmitarë të realizimit të ëndrrës 60-vjeçare të vendit”,- deklaroi Erdogan në një ceremoni për dorëzimin e SUV elektrik Togg të segmentit C në kryeqytetin turk, Ankara, citon “Xinhua”.

“Togg ka lindur si një simbol i zhvillimit teknologjik, zhvillimit ekonomik dhe reputacionit global të vendit”,- tha Erdogan.

Çmimi i modelit standard T10X do të fillojë nga 953.000 lira turke (rreth 49.600 dollarë) deri në 1.05 milionë lira, ndërsa modeli me rreze të gjatë, sipas statistikave të ofruara nga kompania, kushtonte afro 1.22 milionë lira.

Prototipi i makinës u zbulua nga grupi “Automotive Joint Venture” (Togg) i Turqisë në dhjetor 2019. Kompania planifikon të prodhojë 1 milion makina në pesë modele të ndryshme deri në vitin 2030.

Turqia synon të eksportojë makinat Togg në dy vjet. (Irma)