OBT-ja parashikon që këtë vit vëllimi global i tregtisë së mallrave do të rritet 1.7 %
2023-04-06 17:12:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të mërkurën, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) publikoi raportin e fundit "Perspektiva dhe statistikat e tregtisë globale", ku parashikohet se në vitin 2023, vëllimi global i tregtisë së mallrave do të rritet 1.7 %. Ky numër është më i ulët se rritja 2.7 % në vitin 2022 dhe se niveli mesatar 2.6 % gjatë 12 vjetëve të fundit.

OBT-ja vuri në dukje në raport se një parashikim i tillë për rritjen e tregtisë globale në vitin 2023 është shkaktuart kryesisht nga kriza e Ukrainës, inflacioni i lartë, politika e shtrënguar monetare dhe paqartësia në tregun financiar. Sekretarja e Përgjithshme e OBT-së Ngozi Okonjo-Iweala u shpreh që tregtia është forcë e rëndësishme për nxitjen e rimëkëmbjes së ekonomisë globale, por në vitin 2023 ajo do të ketë ende shumë presion nga jashtë. Kjo tregon rëndësinë e shmangies së fragmentarizimit tregtar dhe të pakësimit të masave kufizuese mbi tregtinë nga vendet e ndryshme.

Statisticenia e lartë e OBT-së Barbara D'andrea Adrian i tha gazetarit të CMG-së se parashikohet që sivjet rritja e PBB-së dhe e tregtisë së Kinës do të jenë mbresëlënëse, duke dhënë kontribut për rimëkëmbjen e ekonomive në zhvillim.

"Para përhapjes së pandemisë, Kina ishte burimi më i madh i turizmit jashtë vendit, duke dhënë kontribut për rritjen e PBB-së së shumë ekonomive në zhvillim për vite me radhë. Me rikthimin e turistëve kinezë në tregun turistik ndërkombëtar, ky kontribut do të jetë veçanërisht i rëndësishëm për ekonomitë që kanë pësuar humbje gjatë pandemisë dhe do të nxitë zhvillimin e turizmit rajonal. Ne jemi të mendimit se Kina mund të japë një kontribut shumë të rëndësishëm për rimëkëmbjen e këtyre ekonomive," theksoi Barbara D'andrea Adrian. (Fani)