
Treg ne Turqi (Foto Daily Sabah)
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën, inflacioni vjetor i Turqisë është regjistruar në 50.5 për qind në mars.
Indeksi vjetor i çmimeve të konsumit (CPI) ra për pesë muaj radhazi nga rekordi 85,5 për qind në tetor 2022 në 50.5 për qind në mars të këtij viti, ndërsa indeksi vjetor i çmimeve të prodhimit u rrit me 62.45 për qind, citon “Xinhua” të dhënat e Institutit turk të Statistikave.
Inflacioni vjetor i Turqisë ishte rritur për 17 muaj për të arritur në 85.5 për qind tetorin e kaluar, duke sjellë një rënie të mprehtë në fuqinë blerëse të familjeve turke.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbështet normat e ulëta të interesit me shpresën për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin.
Banka Qendrore turke e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në 8.5 për qind në takimin e saj të marsit, pas një uljeje me 50 pikë bazë në shkurt.
Sipas Bankës Qendrore, qëndrimi aktual i politikës monetare ishte i përshtatshëm për të mbështetur rimëkëmbjen e nevojshme nga tërmetet duke ruajtur stabilitetin e çmimeve. (Elona)
