“Huawei” planifikon të zhvillojë 50.000 talente TIK në Azinë Jugore
2023-04-05 14:10:55

“Huawei”  (Foto Xinhua)

“Huawei”  (Foto Xinhua)

Gjiganti kinez i telekomunikacionit “Huawei” planifikon të zhvillojë 50.000 talente të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Azinë Jugore në pesë vitet e ardhshme, bën të ditur “Xinhua”.

Strategjia do të përfshijë programe të ndryshme, si ndërtimi i akademive të TIK-ut, konkurse të ndryshme TIK dhe startup-e, regjistrimi i kurseve online dhe rekrutimi i punonjësve të rinj.

Njoftimi u bë në aktivitetin “Ndërtimi i një ekosistemi të talentuar të zgjuar në Azinë Jugore për Azinë Jugore” të mbajtur në zyrën përfaqësuese të Azisë Jugore në kryeqytetin e Bangladeshit. Në këtë aktivitet morën pjesë gazetarë dhe zyrtarë të “Huawei” nga vendet e Azisë Jugore.

Zyra e Dhakës synon të mbështesë rajonin me më shumë vëmendje dhe të krijojë vlera më të mira për klientët, partnerët dhe ekosistemin. “Huawei” ka zhvilluar më shumë se 6000 talente TIK vitin e kaluar në Azinë Jugore. “Dhe tani kjo kompani ka planin për të zhvilluar 50.000 talente të reja TIK në pesë vitet e ardhshme”,- njoftoi kompania kineze në një deklaratë. (Elona)