Kina regjistroi temperatura më të larta dhe më pak reshje se zakonisht këtë mars
2023-04-05 14:04:42

VCG

VCG

Kina regjistroi temperatura më të larta dhe më pak reshje se zakonisht në mars të këtij viti, citon “Xinhua” Administratën Meteorologjike të Kinës.

Temperatura mesatare kombëtare ishte 6.7 gradë celsius muajin e kaluar, që ishte 1.9 gradë Celsius më e lartë se në të njëjtën periudhë të viteve të kaluara, duke e bërë atë marsin e tretë më të nxehtë që nga viti 1961, njoftoi administrata në një konferencë shtypi.

Mesatarja e reshjeve ishte 26.4 milimetra, 10.3 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të viteve të tjera.

Në mars, vendi regjistroi katër valë të ftohta dhe katër stuhi rëre, sipas administratës. (Elona)

VCG

VCG