Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, ministrja Kumbaro: Shqipëria ofron gjithçka ju duhet
2023-04-05 11:33:43

Konventa e Turizmit (Foto RTSH)

Konventa e Turizmit (Foto RTSH)

Pjesëmarrës nga 38 vendeve të botës janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku po mbahet Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, hera e parë që zhvillohet në Ballkan. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, u shpreh se Shqipëria ka shumë thesare për të zbuluar, teksa përmendi natyrën e vendit dhe trashëgiminë kulturore, citon “RTSH”. Ajo theksoi se nga viti i kaluar, sipërfaqja e zonave të mbrojtura është rritur me 21.3%, ndërsa shtoi se qëllimi është që deri në vitin 2030, kjo sipërfaqe të rritet në 30%.

“Do të mbajnë angazhimin që deri në vitin 2030 ta çojmë në 30%, jo vetëm për të mbrojtur mjedisin, por edhe sepse e shohim këtë si një ftesë për turizmin e qëndrueshëm. Shqipëria ka shumë kuti thesaresh. Mikpritja shqiptare, nuk ka shkollë turizmi apo yll për ta vlerësuar, bujaria dhe mikpritja është gjenetike. 7.5 milionë vizitorë të huaj pritëm vitin e kaluar”, - tha Kumbaro.

Zurab Pololikashvili, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, vlerësoi me nota të larta Shqipërinë, që tha se beson se një ditë do t’i bashkohet edhe familjes europiane. Ai theksoi se bashkëpunimi është kyç për të zhvilluar turizmin, teksa shtoi se po ashtu duhet rritur edhe roli i të rinjve në turizëm që mund të arrihet vetëm përmes edukimit. (Elona)