Xi mbjell pemë në Pekin, nxit përpjekjet për të ndërtuar një Kinë të bukur
2023-04-05 11:17:08

Xi Jinping mbjellj pemë në Pekin, 4 prill 2023(Foto:Xinhua)

Xi Jinping mbjell pemë në Pekin, 4 prill 2023(Foto:Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping kërkoi më shumë përpjekje për të hapur një faqe të re në ndërtimin e një Kine të bukur.

Gjatë pjesëmarrjes të martën në një veprimtari vullnetare të mbjelljes së pemëve në distriktin Chaoyang të Pekinit, Xi tha që tani dhe në të ardhmen, zhvillimi i gjelbër është një strategji kryesore e zhvillimit të vendit.

Sivjet është hera e 11-të me radhë që kreu i shtetit kinez merr pjesë në veprimtarinë vjetore të mbjelljes së pemëve.

Banorë marrin pjesë në veprimtari vullnetare të mblljes së pemës, Haikou, provincë tropikale Hai'nan(Foto:VCG)

Kina është vendi i parë në botë për përmasën e pyllëzimit artificial dhe sipërfaqja e gjelbëruar po zgjerohet, tha presidenti, duke shtuar se Kina dhe populli kinez kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për gjelbërimin e Tokës dhe përballimin e ndryshimit klimatik global.

Duke vlerësuar rolin e pyjeve në ruajtjen e ujit, sjelljen e përfitimeve ekonomike, nxitjen e prodhimit të drithërave dhe thithjen e karbonit, Xi Jinping-u vuri në dukje se pyllëzimi do të sjellë përfitime për brezat e ardhshëm dhe duhet të vijojë pa ndërprerje.

Fëmijët

Fëmijët marrin pjesë në veprimtari vullnetare të mblljes së pemës, Dongying, provincë Shandong(Foto:VCG)

Ai u bëri thirrje të gjitha rajoneve dhe sektorëve të zhvillojnë veprimtari vullnetare të mbylljes së pemëve sipas rrethanave, duke krijuar kushte të favorshme për pjesëmarrjen e publikut në këto veprimtari.(Zhang Yan/Artan)