Sondazhi: Më shumë kinezë, të gatshëm për të rritur konsumin
2023-04-05 13:52:23

VCG

VCG

Banorët e zonave urbane të Kinës ishin më të gatshëm për të rritur konsumin në tremujorin e parë 2023, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas një sondazhi të ri të Bankës Qendrore.

Nga 20.000 depozituesit e bankave urbane të anketuar në 50 qytete në të gjithë Kinën, 23.2 për qind shprehën gatishmërinë e tyre për të rritur konsumin në tremujorin e parë, 0.5 pikë përqindje më shumë se tremujori i mëparshëm, citon “Xinhua” sondazhin e kryer nga Banka Popullore e Kinës.

Përqindja e të anketuarve që ishin më të gatshëm për të investuar arriti në 18.8 për qind, me 3.3 pikë përqindjeje më shumë se tremujori i kaluar.

VCG

Produktet financiare nga bankat, firmat e brokerimit dhe siguruesit kryesuan listën e opsioneve të preferuara të investimit të të anketuarve, të ndjekur nga fondet e mirëbesimit dhe aksionet, sipas sondazhit.

Rreth 58 për qind e të anketuarve priren të depozitonin më shumë kursime, me një rënie prej 3.8 pikë përqindjeje nga tremujori i mëparshëm.

Sondazhi tregoi se banorët shpresojnë të rrisin shpenzimet e tyre kryesisht për arsimin, kujdesin mjekësor dhe turizmin në tremujorin e dytë 2023. (Elona)