Rruga e re ajrore e mallrave Kinë-Brazil promovon tregtinë elektronike
2023-04-05 13:31:27

VCG

VCG

Hapja e një rruge të re ajrore mallrash, që lidh metropolin jugor kinez Shenzhen me Sao Paulo të Brazilit, u promovua me një ceremoni të hënën. Rruga e re pritet të stimulojë tregtinë elektronike midis dy vendeve, bën të ditur “Xinhua”.

Fluturimi i parë me 100 tonë produkte të tregtisë elektronike u nis nga qyteti jugor kinez i Shenzhen të dielën.

Sipas aeroportit, produktet e shitura nga bizneset ndërkufitare në Shenzhen dhe qytetet përreth mund t'u dorëzohen konsumatorëve brazilianë në më shumë se një javë.

Që nga fillimi i këtij viti, Aeroporti Ndërkombëtar Shenzhen Bao'an ka bashkëpunuar me linjat ajrore dhe operatorët logjistikë për të hapur rrugë të reja ajrore ndërkufitare, me rritjen e vëllimit të transportit ajror të produkteve ndërkufitare me 70 për qind në baza vjetore.

Tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Brazilit arriti në 171.49 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2022, një rritje prej 4.9 për qind në baza vjetore, sipas statistikave të Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës. (Elona)