Rimbushen me ujë të gjitha pjesët e thara të kanalit të lashtë kinez
2023-04-05 11:40:44

VCG

VCG

VCG

VCG

Të gjitha pjesët e thara të kanalit të madh të lashtë Pekin-Hangzhou, një rrugë e gjatë ujore që lidh pjesët veriore dhe jugore të Kinës, ishin rimbushur me ujë të martën. I nisur më 1 mars të këtij viti në Pekin, Tianjin, Hebei dhe Shandong - katër nga rajonet nëpër të cilat kalon kanali në pjesën e tij veriore - projekti drejtoi rreth 191.21 milionë metra kub ujë në kanal, bën të ditur “Xinhua”.

Deri në fund të majit të këtij viti, Ministria kineze e Burimeve Ujore planifikon të devijojë edhe më shumë ujë në kanalin më të gjatë dhe më të vjetër të krijuar nga njeriu në botë. Ky projekt synon përmirësimin e ekosistemeve përgjatë kanalit.

Me një histori prej më shumë se 2500 vjetësh, kanali i madh, që lidh Pekinin dhe Hangzhou në provincën Zhejiang të Kinës lindore, shërbeu si një arterie e rëndësishme transporti në Kinën e lashtë. Kanali u rendit si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Kinë në vitin 2014.

Për shkak të evolucionit historik, aktivitetit njerëzor dhe ndryshimeve klimaterike, disa pjesë të kanalit filluan të thahen në gjysmën e parë të shekullit XX. (Elona)

VCG

VCG

VCG

VCG