Tibeti, përparime në kërkimin arkeologjik në vitin 2022
2023-04-05 13:05:41

VCG

VCG

Një sërë gërmimesh dhe hetimesh arkeologjike u kryen në Rajonin Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore vitin e kaluar, duke ofruar fakte të rëndësishme për të kuptuar historinë dhe kulturën e lashtë të rajonit, bën të ditur “Xinhua”.

Instituti rajonal i Mbrojtjes së Relikteve Kulturore kreu 10 gërmime arkeologjike, shtatë hetime speciale dhe 16 hetime arkeologjike dhe vlerësime të ndërtimit të infrastrukturës në qytetet Lhasa, Shannan dhe Nagqu dhe prefekturën Ngari në Tibet, tha Li Linhui, drejtor i institutit, në një konferencë shtypi mbi reliktet kulturore dhe arritjet arkeologjike të Tibetit.

VCG

VCG

Aktivitetet arkeologjike u realizuan së bashku nga instituti rajonal i mbrojtjes së relikteve kulturore dhe disa institucione kërkimore arkeologjike vendase, duke përfshirë Qendrën Kombëtare për Arkeologjinë dhe Institutin e Paleontologjisë dhe Paleoantropologjisë së Vertebrorëve.

Instituti përdori gjithashtu teknologjinë e marrjes së të dhënave për të mbrojtur në mënyrë digjitale muralet e dy shpellave dhe një tempulli në qarkun Zada, prefektura Ngari, si dhe ato të tempujve të vegjël dhe të mesëm në qytetet Lhasa, Shannan, Nyingchi, Qamdo dhe Nagqu.

“Puna arkeologjike ka ofruar një bazë të rëndësishme shkencore për të kuptuar historinë dhe kulturën e lashtë përpara periudhës Tubo në Tibet”,- tha Li Yongxian, profesor në Shkollën e Arkeologjisë dhe Muzeologjisë në Universitetin Sichuan. (Elona)

VCG

VCG