Qendra për Shërbimet dhe Zhvillimin e Studentëve e Ministrisë së Arsimit në Kinë bëri të ditur se rreth 16.9 për qind e të diplomuarve zgjodhën punë fleksibël në vitin 2020 dhe 16.2 për qind në vitin 2021. Sipas Institutit për Kërkimet e Edukimit, rreth 11.58 milionë studentë rekord që pritet të diplomohen këtë vit përballen me një situatë të vështirë punësimi dhe do të duhet të bëjnë zgjedhje racionale të karrierës.
Një e diplomuar nga një universitet i njohur, e cila ka zgjedhur të punojë si mbledhëse dhe shitëse plehrash, dhe që po fiton më shumë se 10.000 juanë (1452 dollarë) në muaj, ka shkaktuar debate të forta në internet në lidhje me atë që konsiderohet si një punë e denjë për të diplomuarit.

foto/VCG
Gruaja, me mbiemrin Huang, u diplomua nga Universiteti Zhengzhou në vitin 2018 dhe kishte tre punë të ndryshme përpara se të bëhej mbledhëse dhe shitëse mbeturinash me kohë të plotë në gusht, sipas uebsajtit të lajmeve “Btime”.
Huang tha se ajo nuk ka asnjë interes për punën në zyrë, të cilën e gjeti shumë konkurruese dhe rraskapitëse mendërisht dhe fizikisht, edhe pse mbledhja e mbeturinave është gjithashtu e lodhshme.
Ndërsa në fillim kishte frikë se mos diskriminohej, më vonë kuptoi se një diplomë akademike nuk duhet të jetë pengesë për njerëzit që të bëjnë atë që kanë pasion.
Zgjedhja e saj u bë një temë në tendencë në “Sina Weibo”, me përdorues të rrjetit që mbështesin që ajo të bëjë diçka që i pëlqen, dhe të tjerë pyesin nëse ajo e kishte humbur arsimin dhe talentin e saj. Me një numër rekord të të diplomuarve nga kolegjet që hyjnë në fuqinë punëtore në vitet e fundit, më shumë të diplomuar po zgjedhin punë jokonvencionale dhe më fleksibël.
Sipas Qendrës për Shërbimet dhe Zhvillimin e Studentëve të Ministrisë së Arsimit në Kinë, rreth 16.9 për qind e të diplomuarve zgjodhën punë fleksibël në vitin 2020 dhe 16.2 për qind në vitin 2021.
Sipas faqes së internetit të lajmeve “chengdu.cn”, një e diplomuar në Akademinë Qendrore të Arteve të Bukura po punon si manikyriste në qytetin e saj të lindjes në provincën Jilin, pasi u diplomua vitin e kaluar.
Duke shfrytëzuar atë që mësoi në kolegj, vajza, me mbiemrin Zhao, i kthen thonjtë në vepra arti. Pasi postoi foto në platformat e mediave sociale, ajo u lavdërua për punën e saj të bukur dhe u kritikua për humbjen e shkollimit dhe zgjedhjen e një biznesi që nuk është i qëndrueshëm.

foto/VCG
Zhao tha se ajo preferon punën me presion të ulët dhe shpreson që njerëzit e tjerë mos t’i gjykojnë disa punë.
“Përderisa duhet një punë, ia vlen”, tha ajo.
Edhe pse kritikat e shqetësojnë, ajo tha se nuk ndikon në jetën e saj dhe nuk e bën të dëshirojë të heqë dorë nga puna.
“Është zgjedhja ime. Zgjedhja për të bërë manikyr nuk është shqetësim i askujt, por i imi, dhe unë mbështetem nga njerëzit që më rrethojnë”, tha ajo.
Xiong Bingqi, drejtor i “21st Century Education Research Institute”, tha se rreth 11.58 milionë studentë rekord që pritet të diplomohen këtë vit përballen me një situatë të vështirë punësimi dhe do të duhet të bëjnë zgjedhje racionale të karrierës.
Zgjedhja e vendeve të punës bazuar në një diplomë është një koncept i vjetëruar dhe studentët duhet të harrojnë sfondin e tyre akademik dhe të bëjnë zgjedhje të karrierës bazuar në aftësitë e tyre, tha ai.

foto/VCG
Zhao Jiajia, një studente në Universitetin e Pekinit, tha se ajo gjithashtu preferon punë fleksibël dhe nuk dëshiron një punë në një institucion qeveritar, edhe nëse është e qëndrueshme.
Ajo punoi me kohë të pjesshme si fotografe gjatë kolegjit dhe fitoi disa para. Ajo gjithashtu ka menduar të bëhet një fotografe me kohë të plotë dhe ka llogari në platformat e mediave sociale të ngarkuara me foto, “Xiaohongshu”dhe “Douyin”.
Epidemia e Covid-19 pengoi përgatitjet e Zhaos për të nisur një biznes dhe ajo nuk ka mundur të tërheqë shumë ndjekës, ndaj ka vendosur të ndjekë studimet pasuniversitare në Spanjë.
“Me zhvillimin e shpejtë shoqëror, punë të reja vazhdojnë të shfaqen. Studentët e kolegjit sot kanë akses në më shumë informacion në internet, kështu që ata kanë ide më kreative për të filluar punë jokonvencionale”, tha ajo.
