Tenori kinez Cuan Wang fiton festivalin ndërkombëtar “Marie Kraja” në Shqipëri
2023-04-04 16:26:46

Tenori kinez fitues i festivalit Marie Kraja (Foto Top Channel)

Tenori kinez fitues i festivalit Marie Kraja (Foto Top Channel)

Në një mbrëmje gala, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në Tiranë, u zhvillua festivali ndërkombëtar operistik “Marie Kraja”, me shumë artistë nga e gjithë bota. Fitues i këtij edicioni ishte tenori nga Kina, Cuan Wang.

Edicioni i 19-të i festivalit ndërkombëtar “Marie Kraja” u mbajt maratonë në ekranin e “Top Channel”.

Në këtë festival artistët botërorë u shoqëruan nga zëra të njohur të ekranit shqiptar, të cilët ofruan performanca mahnitëse, që u ndoqën me shumë admirim nga të pranishmit.

Festivali Ndërkombëtar i Këngëtarëve Operatorë “Marie Kraja” është i vetmi event në Shqipëri që synon të promovojë dhe zhvillojë talentet në fushën e artit operistik nëpërmjet një ndërfaqeje mes talenteve nga vende të ndryshme të botës, duke organizuar një konkurs të standardeve artistike ndërkombëtare. dhe një shkëmbim përvojash, i cili është shumë i rëndësishëm për këtë zhanër të artit.

Juria ndërkombëtare me anëtarë si drejtorë të shtëpive kombëtare të operës evropiane, këngëtarë operistikë, presidentë agjencish operistike ndër më të suksesshmit, ndihmon në promovimin e arritjeve të këtij Festivali në mbarë botën. (Irma)