Ursula von der Leyen do të bëjë vizitë në Kinë
2023-04-03 20:42:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të hënën, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning bëri të ditur në konferencën e rregullt për shtypin se, pas konsultimeve mes Kinës e Bashkimit Evropian, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të bëjë një vizitë në Kinë nga 5 deri më 7 prill.

Mao Ning u shpreh se sivjet është 20-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Kinës e BE-së. Zhvillimi i qëndueshëm i marrëdhënieve kino-evropiane përputhet me interesat e të dy palëve dhe është në favor të paqes e të qëndrueshmërisë botërore.

 "Përballë situatës së paqëndrueshme ndërkombëtare, sfidave të pandërprera ndaj sigurisë globale dhe mungesës së gjallërisë në rimëkëmbjen ekonomike, Kina dhe BE-ja duhet të ngulin këmbë në respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta. Pala kineze shpreson që, me rastin e kësaj vizite, Kina e BE-ja do të forcojnë më tej bashkëpunimin për të përballuar së bashku sfidat globale, duke i sjellë botës qëndrueshmëri e energji," theksoi zëdhënësja. (Fani)