Xi Jinping-u nxit artistët arabë të promovojnë shkëmbimet mes Kinës e vendeve arabe
2023-04-03 20:38:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ditët e fundit, presidenti kinez Xi Jinping u shkroi një letër përgjigjeje përfaqësuesve të artistëve arabë që morën pjesë në veprimtarinë e vizitës në Kinë "Rruga Artistike e Mëndafshit", ku i nxit artistët të japin kontribut të mëtejshëm për thellimin e miqësisë kino-arabe.

Xi Jinping-u shprehet në letër se kultura mund të lidhë zemrat dhe artet mund të promovojnë komunikimin e botës. Nga Rruga e lashtë e Mëndafshit deri në nismën "Një brez, një rrugë", shkëmbimet ndërmjet qytetërimit kinez e qytetërimit arab kanë zgjatur për mbi 1000 vjet. "Unë pres më shumë artistë arabë të vijnë Kinë për vizitë, për të krijuar më shumë vepra artistike për promovimin e shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kinës e vendeve arabe, me qëllim që më shumë miq arabë ta njohin Kinën," vë në dukje presidenti Xi Jinping në letrën e tij.

Kohët e fundit, më se 50 artistë arabë që morën pjesë në veprimtarinë "Rruga Artistike e Mëndafshit", i dërguan së bashku një letër presidentit kinez Xi Jinping për të përshkruar përvojën e tyre në Kinë, duke shprehur dëshirën për shtimin e shkëmbimeve ndërmjet popullit kinez e popujve arabë.

Deri tani, mbi 100 artistë nga 22 vende arabe kanë marrë pjesë në veprimtarinë "Rruga Artistike e Mëndafshit", duke krijuar 487 vepra artistike, si pikturë, skulpturë, poçeri etj. (Fani)