Dita Botërore e Ndërgjegjësimit të Autizmit
2023-04-03 13:17:06

Foto nga VCG

2 prilli është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në një rezolutë në vitin 2007, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për këtë çrregullim, shkruan “Xinhua”.

Këtë vit, motoja ishte “Transformimi: Drejt një bote neuro-përfshirëse për të gjithë”.

Autizmi, ose çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD), është një paaftësi zhvillimore e shkaktuar nga ndryshimet në tru. Shpesh fillon në foshnjëri, kryesisht manifestohet si barriera sociale, pengesa gjuhësore, mungesë interesi dhe lëvizje të ngurta.

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për ndihmë më të mirë për pacientët me autizëm dhe njohje të plotë të kontributeve të tyre aktive dhe të larmishme në shoqëri.

Rreth 1 në 100 fëmijë ka autizëm në mbarë botën.

Në Kinë, ka rreth 13 milionë pacientë me ASD dhe numri po rritet me rreth 200.000 në vit, bën të ditur Grupi Mediatik i Kinës. (Fatosi)