Aeroporti i parë i Kinës i fokusuar në ngarkesa nis rrugën e parë ndërkombëtare
2023-04-03 12:58:50

Foto nga VCG

Një aeroplan i ngarkuar me rreth 100 ton mallra fluturoi të shtunën nga aeroporti “Ezhou Huahu”, në provincën Hubei të Kinës qendrore, për në Belgjikë, shkruan Xinhua.

Ky fluturim shënon hapjen e rrugës së parë ndërkombëtare të aeroportit të parë të Kinës me fokus në mallra.

Fluturimi i parë i itinerarit transportonte kryesisht produkte elektronike dhe përpunues. Një udhëtim i vetëm zgjat rreth 12 orë.

Kjo rrugë është planifikuar të ofrojë dy fluturime mallrash vajtje-ardhje çdo javë midis Kinës dhe Europës, duke shtuar 400 tonë kapacitet ajror ekspres, sipas operatorit të avionit “SF Airlines”, transportuesi më i madh i mallrave ajrore në Kinë dhe gjithashtu dega e aviacionit e liderit të vendit.

Deri në fund të këtij viti pritet të hapen 40 linja mallrash të brendshme dhe rreth katër rrugë ndërkombëtare mallrash. (Fatosi)