Shtohen vizitorët në kalanë e Gjirokastrës
2023-04-03 14:52:35

Foto nga ATSH

Numri i vizitorëve në kalanë e Gjirokastrës ka ardhur duke u rritur gjatë muajit mars të këtij viti, shkruan “ATSH”.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, për periudhën 1-31 mars kjo kala është vizituar nga afro 3500 vizitorë, ose rreth 1700 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022.

Një nga monumentet më të rralla të këtij lloji, Kalaja e Gjirokastrës, ka pësuar ndryshime dhe zgjerime.

Sipas historianëve, pas pushtimit osman, në fund të shekullit XIV, rreth vitit 1490, u bënë përmirësime të gjera nga sulltan Bajaziti II.

Nga viti 1811, Ali pashë Tepelena shtoi shumë elemente, duke përfshirë Kullën e Sahatit në anën lindore.

Ai përfundoi fortifikimin e zonës së greminës dhe ndërtoi ujësjellësin e Sopotit, që sillte ujin në kala rreth 12 kilometra larg. (Fatosi)