Shitjet e biletave të lotarisë në Kinë u rritën me 86 për qind në shkurt
2023-04-03 13:00:29

Foto nga VCG

Shitjet e biletave të lotarisë në Kinë arritën në 41.81 miliardë juanë (rreth 6.08 miliardë dollarë amerikanë) në shkurt, 86 për qind më shumë në bazë vjetore, treguan të dhënat nga Ministria e Financave, citon “Xinhua”.

Shitjet e biletave të lotarisë për të mbështetur sistemin e mirëqenies arritën në 13.53 miliardë juanë në shkurt, një rritje prej 44.2 për qind nga një vit më parë.

Biletat e lotarisë të shitura për të mbështetur industrinë sportive u rritën me 115.9 për qind nga viti në vit në 28.28 miliardë juanë.

Ministria ia atribuoi rritjen një bazë më të ulët krahasimi dhe më shumë ngjarje bastesh sportive krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në dy muajt e parë të vitit, shitjet e biletave të lotarisë në Kinë arritën në 75.03 miliardë juanë, 40.8 për qind më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat. (Fatosi)