Një pamje e edicionit të 4-t të Aktivitetit të Rekrutimit të Talenteve dhe të Lidhjes së Projekteve për Novacionin dhe Zhvillimin në Zhengzhou të provincës Henan të Kinës Qendrore, më 23 tetor 2021/ foto nga VCG
Në konferencën vjetore 2023 të Forumit të Boaos për Azinë, Martin Jacques, studiues dhe analist politik britanik, tha se modernizimi kinez do të hyjë në një etapë shumë novatore, duke i ofruar botës një model të ri modernizimi.
Sipas raportit të Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), modernizimi i stilit kinez është modernizimi socialist nën udhëheqjen e PKK-së, i cili përmban elemente të përbashkëta me proceset e modernizimit të të gjitha vendeve, por ka edhe karakteristika kineze.
Për nxitjen e fortë të modernizimit kinez, novacioni është shtysë thelbësore, ndërsa për nxitjen e novacionit, kyçi janë talentet e mirëshkolluara.
Si vendi me numrin më të madh të popullsisë dhe ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina i është përkushtuar kultivimit të talenteve në ndihmë të modernizimit.
Kjo pikëpamje u pasqyrua në një fjalim të fundit të Xi Jinping-ut, ku ai theksoi rëndësinë e përgatitjes së talenteve dhe të kontributit të mençurisë së tyre për PKK-në, që ka marrë përsipër detyrën historike të kërkimit të rrugës kineze për modernizimin.
Përballë raundit të ri të revolucionit shkencor e teknologjik dhe transformimit industrial, Kina ka forcuar përpjekjet për kultivimin e talenteve me mjeshtëri të nivelit të lartë, për të ngritur aftësinë e vet thelbësore konkurruese.
Kina kishte 5.72 milionë punonjës në kërkim-zhvillim në vitin 2021, duke ruajtur përmasën më të madhe të personelit të kërkim-zhvillimit në botë, dhe investimet në këtë fushë arritën 3.09 trilionë juanë (450 miliardë dollarë amerikanë), duke zënë vendin e dytë në botë, sipas të dhënave zyrtare të fundit.
Avioni C919 i dezenjuar e prodhuar nga Kina vetë, në kontenë Pucheng të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, më 18 qershor 2022/ foto nga Xinhua
Politika mbështetëse dhe sistemi i kultivimit për talentet me mjeshtri të nivelit të lartë do të përmirësohen para përfundimit të planit të 14-të pjesëvjeçar (2021-2025), sipas një udhëzuesi të publikuar nga Zyra e Përgjithshme e KQ të PKK-së dhe nga Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit.
Realizimi i rilindjes së madhe të kombit kinez ka qenë aspirata e kinezëve qysh nga fillimi i kohëve moderne, dhe Xi vuri në dukje se detyra historike për kërkimin e rrugës kineze të modernizimit bie mbi shpatullat e PKK-së.
Ai e bëri këtë koment në shkurt, gjatë një fjalimi në ceremoninë e hapjes së një sesioni studimor në Shkollën e Partisë të KQ të PKK-së.
Shkollat e Partisë të niveleve të ndryshme, me detyrën e tyre bazë përgatitjen e talenteve për të kontribuuar mençurinë e tyre për Partinë, luan një rol kyç në nxitjen e rilindjes së madhe të kombit kinez në të gjitha frontet.
Gjatë një fjalimi me rastin e 90-vjetorit të Shkollës së Partisë të KQ të PKK-së në fillim të marsit, Xi Jinping theksoi vlerën thelbësore të shkollave të Partisë dhe u bëri thirrje atyre të këmbëngulin në detyrën e tyre fillestare.
Për arritjen e këtij objektivi, shkollat e Partisë duhet të ruajë ndërthurjen e kërkimit dhe praktikës, duke siguruar një kalim të rrjedhshëm midis mësimit e studimit të tyre dhe zhvillimit konkret ekonomik e shoqëror.
Gjatë këtij procesi, talentet inkurajohen të shkojnë në frontin e parë për zgjerimin e horizontit të tyre, të pasurojnë njohuritë e tyre dhe të fitojnë përvojë të çmuar. Kjo do të jetë në ndihmë të zhvillimit me cilësi të lartë, detyra numër një në ndërtimin e një vendi socialist modern në të gjitha aspektet. (Wang Lei/ Artan)