Tokio pritet të përballet me furnizim të kufizuar me energji elektrike këtë verë
2023-04-03 13:05:00

Foto nga VCG

Zona e Tokios në Japoni pritet të kalojë një situatë të shtrënguar kërkesë-ofertë për energji elektrike këtë verë, sipas parashikimeve të bëra nga qeveria, njofton “Xinhua”.

Sipas vlerësimeve të fundit të publikuara nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, raporti i kapacitetit rezervë të furnizimit me energji elektrike në zonën metropolitane mund të arrijë nivelin më të ulët për ruajtjen e furnizimit të qëndrueshëm duke rënë në 3 për qind, nëse rajoni përjekton nxehtësi të tepërt në shkallën një herë në dekadë në korrik.

Mes shqetësimeve për krizën e energjisë, qeveria japoneze u kërkoi në korrik të vitit të kaluar banorëve dhe bizneseve japoneze të kursejnë energjinë elektrike.

Kërkesa u bë për të shmangur mungesën e energjisë për herë të parë që nga viti fiskal 2015, kur të gjithë reaktorët bërthamorë të vendit u mbyllën pas katastrofës së termocentralit bërthamor Fukushima të shkaktuar nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami në 2011.

Një kërkesë e ngjashme u lëshua për këtë dimër, me qeverinë që inkurajoi banorët të ulin parametrat e termostatit dhe të fikin dritat kur nuk janë në përdorim. (Fatosi)