Industria fotovoltaike e Kinës raporton rritje të fuqishme në 2 muajt e parë
2023-04-03 13:15:08

Foto nga VCG

Sektori fotovoltaik në Kinë shënoi rritje të fuqishme në dy muajt e parë të vitit, me produktet kryesore të zinxhirit industrial që shënuan norma rritjeje në baza vjetore prej rreth 60 për qind, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Vendi prodhoi rreth 176.000 tonë polisilik gjatë kësaj periudhe, mbi 60 për qind më shumë se një vit më parë, njoftoi Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Sipas të dhënave, prodhimi i objekteve prej polisilikoni u rrit me 78 për qind gjatë vitit të kaluar.

Në periudhën dymujore, prodhimi i qelizave fotovoltaike të silikonit kristalor u rrit 57.5 për qind për të arritur në 62.2 gigavat, ndërsa ai i moduleve u rrit me 62.2 për qind, sipas ministrisë. (Fatosi)