Në Wuhan hapet ekspozita ndërkombëtare shëndetësore
2023-04-03 11:19:16

Foto nga VCG

Një ekspozitë ndërkombëtare shëndetësore do të hapet në Wuhan të Kinës qendrore, më 7 prill, Ditën Botërore të Shëndetit, shkruan “Xinhua”.

Ekspozita Botërore e Shëndetit do të tërheqë mbi 1000 ndërmarrje, si dhe akademikë, shefa spitalesh dhe ekspertë.

Më shumë se 1000 ekspozues në fusha si pajisjet mjekësore, mjekësia biokimike dhe mjekësia tradicionale do të marrin pjesë në ekspozitë.

Zona e ekspozitës do të shtrihet në 90.000 metra katrorë. (Fatosi)