Sondazhi: Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për varësinë nga celulari dhe të gatshëm për të parandaluar
2023-04-03 11:31:40

Foto nga VCG

Shumë njerëz e kanë kuptuar dëmin e përdorimit të celularëve për një kohë të gjatë pa pushim dhe kanë filluar të kontrollojnë kohën e kaluar me telefonin, sipas një sondazhi të fundit nga “China Youth Daily”, citon “Xinhua”.

Sondazhi tregon se 80.6 për qind e pjesëmarrësve po përpiqen të kufizojnë kohën e tyre në celular.

Duke vepruar kështu, 62.8 për qind e tyre kanë fshirë aplikacione të panevojshme, 58 për qind kanë reduktuar kohën e aksesit në celular dhe 32.6 për qind e të anketuarve po e drejtojnë vëmendjen e tyre në zhvillimin e pasioneve të tjera.

Në të njëjtin sondazh, personat që përdorin celularë më pak se tre orë në ditë përbëjnë vetëm 23.4 për qind të të intervistuarve dhe 88.3 për qind pranojnë se varësia ndaj celularit u ka shkaktuar probleme shëndetësore.

Sondazhi zbulon gjithashtu se 45 për qind e pjesëmarrësve përdorin celularët e tyre për tre deri në pesë orë në ditë, dhe rreth një e treta i përdorin ato për mbi 5 orë në ditë. (Fatosi)