Tornadot në SHBA shkaktojnë viktima e të plagosur
2023-04-03 13:02:12

Foto nga VCG

Të paktën 21 persona janë vrarë dhe më shumë se 130 të tjerë janë plagosur pas tornadove të forta dhe stuhive vdekjeprurëse që goditën disa shtete mesperëndimore dhe jugore të SHBA gjatë fundjavës, thanë autoritetet, njofton “Xinhua”.

Më shumë se 50 raporte paraprake për tornado u regjistruan të premten në të paktën shtatë shtete të SHBA, njoftoi “CNN”.

Viktimat janë regjistruar në Wynne, selia e qarkut dhe qyteti më i madh i Cross County dhe Little Rock, Arkansas, në kontenë McNairy, në jugperëndim të Tenessi, në disa zona në Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi.

Mund të duhen ditë për të përcaktuar numrin e saktë të tornadove, tha Bill Bunting, shefi i operacioneve të parashikimit në Qendrën e Parashikimit të Stuhive.

Pati gjithashtu qindra raportime për breshër të madh dhe erëra të dëmshme, tha Bunting, duke shtuar se kjo nuk është e paprecedentë.

Vetëm një javë më parë, një tornado i madh shkatërroi një qytet në shtetin jugor të SHBA-së të Mississippi-t, duke marrë 25 jetë. Vdekja e 26-të u raportua në Alabama gjatë të njëjtit raund të motit të turbullt. (Fatosi)