Kina dekoron oficerët e policisë së Emigracionit
2023-04-03 15:04:42

Foto nga VCG

Gjithsej 8487 oficerë policie nga organet e Zyrës së Emigracionit në Kinë u shpërblyen me medalje në përkujtim të punës së tyre shembullore në ruajtjen e rajoneve kufitare të Kinës, njofton “Xinhua”.

Medaljet u prezantuan nga Administrata Kombëtare e Emigracionit dhe departamentet e saj të administrimit të emigracionit.

Kjo është hera e parë që vendi prezanton medaljen, një çmim nderi për punonjësit e administratës së emigracionit.

Sipas rregulloreve, nga ky vit, medaljet do t'u jepen çdo vit policëve të Emigracionit që kanë shërbyer në zona të thella dhe të vështira të rajoneve kufitare.

Oficerët që kanë 10, 20 dhe 30 vjet shërbim do të shpërblehen përkatësisht me medalje bronzi, argjendi dhe ari. (Fatosi)