Sondazhi: Shumica e amerikanëve nuk besojnë më në vlerat amerikane dhe gati gjysma nuk kanë besim për të ardhmen
2023-04-03 11:50:57

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të gazetës "Wall Street Journal" më 27 mars, një sondazh i kryer nga kjo gazetë dhe Universiteti i Çikagos zbuloi se shumica e amerikanëve nuk besojnë më në vlerat amerikane. Sondazhi tregon se dallimet politike mes amerikanëve po bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe ata po përballen gjithnjë e më shumë me probleme ekonomike. Afro gjysma e pjesëmarrësve në sondazh nuk kanë besim për përmirësimin e jetës së tyre në të ardhmen.Sipas analizave të mediave amerikane, dallimet politike, pandemia e COVID-19 dhe rezultatet më të dobëta ekonomike në dekada kanë  ndikim të thellë në perceptimin e amerikanëve për "vlerat amerikane". (Çang Çuo)