Gati 300 milionë tonë rezerva nafte dhe gazi u zbuluan në detin Bohai në vitin 2022
2023-04-02 17:45:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Korporata Kombëtare e Naftës në Det të Hapur në Kinë (CNOOC) njoftoi se zbuloi afërsisht 300 milionë tonë rezerva të naftës së papërpunuar dhe gazit natyror në detin Bohai të Kinës në vitin 2022, shkruan “Xinhua”.

Arsyeja kryesore për këtë rekord të lartë është zbulimi i dy fushave të naftës vitin e kaluar, përkatësisht Bozhong 19-2 dhe Bozhong 26-6. Kjo e fundit është një fushë masive nafte me rezerva të vlerësuara të naftës bruto dhe gazit natyror që tejkalojnë 100 milionë tonë ekuivalent nafte.

Pesë fusha nafte me rezerva nafte dhe gazi që tejkalojnë 100 milionë tonë janë zbuluar në zonën e detit Bohai gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa rezervat e akumuluara të sapozbuluara të naftës dhe gazit në zonë kaluan 1 miliard tonë gjatë kësaj periudhe. (Irma)