Rruga e mesme e projektit të devijimit të ujit në Kinë u shërben mbi 85 milionë njerëzve
2023-04-02 17:13:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rruga e mesme e projektit të devijimit të ujit nga jugu në veri të Kinës u ka shërbyer më shumë se 85 milionë njerëzve që jetojnë në provincat e Henan dhe Hebei dhe në komunat Tianjin dhe Pekin. Deri të enjten, projekti kishte transferuar 55 miliardë metra kub ujë në veriun e prirur nga thatësira përmes rrugës së mesme, citon “Xinhua” Komisionin e Burimeve Ujore Changjiang të Ministrisë së Burimeve Ujore.

Projekti i devijimit të ujit nga jugu në veri të vendit ka tre rrugë. Rruga e mesme, më e spikatura, fillon në rezervuarin Danjiangkou në provincën Hubei të Kinës qendrore dhe kalon nëpër Henan dhe Hebei përpara se të arrijë në Pekin dhe Tianjin. Ajo filloi furnizimin me ujë në dhjetor 2014.

Rruga lindore filloi funksionimin në nëntor 2013, duke transferuar ujin nga provinca Jiangsu e Kinës lindore në zonat Tianjin dhe Shandong. Traseja perëndimore është në fazën e planifikimit dhe ende nuk është ndërtuar.

Këshilli i Shtetit miratoi projektin në dhjetor 2002 pas gati gjysmë shekulli debat. Kina do të shtyjë përpara ndërtimin pasues të projektit të devijimit të ujit në vitin 2023 dhe do të përshpejtojë ndërtimin e rrjetit kombëtar të ujit. (Irma)