Raporti: Përpjekjet e Kinës reduktojnë intensitetin e emetimit të karbonit në bujqësi
2023-04-02 17:22:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Intensiteti i emetimit të karbonit të produkteve kryesore bujqësore në Kinë është në një prirje rënëse, sipas një raporti të publikuar nga Akademia Kineze e Shkencave Bujqësore (CAAS), citon “Xinhua”.

“Kina ka arritur një intensitet të ulët të emetimit të karbonit në bujqësi, duke dhënë një kontribut pozitiv në adresimin e ndryshimeve klimaterike globale”,- deklaroi Mei Xurong, zv.drejtoreshë e CAAS.

Sipas raportit, produkti bujqësor bruto i Kinës përbën 9.5 për qind të totalit të PBB-së, ndërsa emetimet totale të karbonit nga prodhimi bujqësor përbëjnë vetëm 6.7 për qind të emetimeve totale të karbonit të Kinës.

Kina ka garantuar sigurinë ushqimore dhe furnizimin efektiv të produkteve të rëndësishme bujqësore, ndërsa ka arritur një intensitet të ulët të emetimit të karbonit në bujqësi, thuhet në raport.

Raporti theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të shkencës dhe teknologjisë në bujqësinë me karbon të ulët. Sipas tij, Kina investon rreth 100 miliardë juanë (rreth 14.6 miliardë dollarë amerikanë) çdo vit për të mbështetur ndërtimin e tokës bujqësore me standarde të larta. Adoptimi i teknologjive të reja mundëson një rritje të prodhimit të ushqimit duke reduktuar emetimet e karbonit. (Irma)