Bashkësia ndërkombëtare vlerëson rolin e Kinës në përballimin e ndryshimeve klimatike
2023-04-02 16:06:44

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vitet e fundit, Kina ka paraqitur mjaft herë plane për përballimin e ndryshimit të klimës globale, në mbrojtje të biodiversitetit dhe në promovim të zhvillimit të gjelbër, duke shfaqur vullnetin e saj për ndërtimin e një bote të pastër e bukur.

Kina premton të arrijë kulmin e emetimeve të dioksidit karbonik deri në vitin 2030, ndërsa neutralizimin e karbonit para vitit 2060. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike Peteri Talas vlerësoi se ky është një objektiv i madh:  “Kina do të realizojë neutralizimin e karbonit deri në vitin 2060, që është një lajm i mirë. Vitet e fundit, Kina është bërë pionierja e investimeve në fushën e energjisë së përsëritshme në botë”.

Kina jo vetëm që ndërmerr veprime për të arritur zhvillimin e saj me karbon të ulët, por edhe promovon aktivisht bashkësinë ndërkombëtare për ta përballuar së bashku sfidën. Në dhjetor të vitit 2015, Konferenca e 21-të e palëve nënshkruese të “Konventës Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike” miratoi “Protokollin e Parisit” për veprimet globale në përballim të ndryshimit të klimës pas vitit 2020, ku Kina luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e këtij protokolli. Ndërsa në Konferencën e 25-të të zhvilluar në vitin 2019, ish-numri 2 i atëhershëm i Sekretariatit të Konventës, Ovais Sarmad, e vlerësoi kështu rolin e Kinës në këtë proces: “Kina ka bërë çmos për arritjen e ‘Protokollit të Parisit’ dhe ka luajtur gjithmonë një rol kyç në adresimin e ndryshimeve klimatike”.

Si anëtare e Organizatës Botërore Meteorologjike, Kina ka ndihmuar edhe vendet në zhvillim dhe ato më pak të zhvilluara që t’i kushtohen ndërmarrjeve të tyre meteorologjike. Zv.ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate Zhang Wenjian prezantoi situatën përkatëse: “Kina i dhuroi secilit prej 7 vendeve afrikane nga 2 milionë dollarë për zhvillimin e çështjeve meteorologjike. Kina gjithashtu nënshkroi edhe dokumentin e bashkëpunimit për ndërtimin e përbashkët të nismës ‘Një brez, një rrugë’ me Organizatën Meteorologjike Botërore. Në tre dekadat e fundit, Kina ka ftuar vazhdimisht personelin e kësaj organizate nga vendet më pak të zhvilluara që të vijnë në Kinë për të studiuar dhe hulumtuar”.

Si një vend i madh, Kina po bën çmos për të promovuar ndërtimin e një komuniteti me një ardhme të përbashkët për njerëzimin. Lidhur me këtë, Drejtorja e Përgjithshme e Zyrës së OKB-së në Gjenevë, Tatiana Valovaya, u shpreh se bota po përballet me sfida të shumta dhe tema e paqes dhe zhvillimit është pajisur me një kuptim më të thellë. Ndaj është e nevojshme të këmbëngulim në dialog dhe konsultim për të përballuar sfidat. Ajo thotë: “Të gjitha sfidat e paqes dhe sigurisë, të zhvillimit ekonomik dhe social, sfidat e pandemive dhe ndryshimeve klimatike, të gjitha këto janë të ndërlidhura. Nuk mund të ketë paqe pa zhvillim, dhe po ashtu, nuk mund të ketë zhvillim pa paqe. Prandaj ne duhet të përballojmë së bashku sfidat dhe duhet të kuptojmë se nëse duam të kemi një të ardhme të përbashkët, duhet të bashkohemi tani”. (Fani)