Qin Gang takohet me homologun e tij japonez
2023-04-02 16:09:58

Të dielën, ministri i Jashtëm kinez Qin Gang u takua në Pekin me homologun e tij japonez, Yoshimasa Hayashi, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Kinë.

Kanë kaluar 3 vjet që nga vizita e fundit e ministrit të Jashtëm japonez në Kinë.

Ky vit shënon 45-vjetorin e nënshkrimit të “Traktatit Kinë-Japoni për Paqe dhe Miqësi”. Para kësaj vizite, Kina u shpreh se dëshiron të forcojë dialogun dhe kontaktet, të thellojë bashkëpunimin aktual dhe të promovojë marrëdhëniet konstruktive e të qëndrueshme me Japoninë. (Fani)