Ndërmarrjet shtetërore të Kinës shohin rritje të qëndrueshme të të ardhurave
2023-04-02 14:02:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërmarrjet shtetërore të Kinës regjistruan të ardhura të rritura në dy muajt e parë të këtij viti, tregojnë të dhënat zyrtare.

Ndërmarrjet shtetërore grumbulluan 12.24 trilionë juanë (rreth 1.78 trilionë dollarë amerikanë) në të ardhura operative në periudhën janar-shkurt, 5 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, citon “Xinhua”.

Fitimet e kombinuara të ndërmarrjeve shtetërore u rritën me 9.9 për qind në baza vjetore në 650.56 miliardë juanë në dy muajt e parë.

Në fund të shkurtit, raporti mesatar i borxhit ndaj aktiveve të ndërmarrjeve shtetërore ishte 64.6 për qind, me 0.3 pikë përqindje më shumë se një vit më parë. (Irma)