Ma Ying-jeou nderon paraardhësit në provincën Hunan
2023-04-02 16:23:08

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të shtunën në mëngjes, ish-udhëheqësi i rajonit të Tajvanit Ma Ying-jeou dhe familja e tij bënë një vizitë në varrin e gjyshit të tij në kontenë Xiangtan të provincës Hunan për të nderuar paraardhësit e familjes.

Ma Ying-jeou dhe katër motrat e tij qëndruan përpara varrit dhe kryen një ceremoni solemne sipas traditës lokale për të nderuar paraardhësit. Ma Ying-jeou vendosi lule e fruta para varrit dhe lexoi një tekst në nder të gjyshit.

Gjatë një interviste, Ma Ying-jeou u shpreh se ai gjithmonë kishte dashur të vizitonte varrin e gjyshit dhe kjo dëshirë më në fund u realizua. Ai vuri në dukje gjithashtu se respekti për paraardhësit është "pjesë shumë e rëndësishme e edukimit etik të popullit kinez." (Fani)