Ukraina synon të anëtarësohet në BE brenda një viti nga nisja e bisedimeve të anëtarësimit
2023-04-02 17:37:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ukraina synon të bashkohet me Bashkimin Europian brenda një viti nga nisja e bisedimeve të anëtarësimit, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Qëllimi ynë është të fillojmë negociatat e anëtarësimit në BE gjatë këtij viti. Mendoj se do të duhet rreth një vit që Ukraina të bëhet një anëtare e plotë”,- u citua Kuleba nga agjencia e lajmeve “Interfax-Ukraine”, njofton “Xinhua”.

Ukraina po kryen detyrat e parashtruara nga BE-ja për anëtarësimin shumë më shpejt nga sa pritej, theksoi ministri.

Në qershor 2022, liderët e BE-së pranuan Ukrainën si një kandidate për anëtarësim në bllok.

Komisioni Europian parashtroi shtatë kërkesa që duhet të përmbushë Ukraina për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. (Irma)