Është rikthyer ndarja e çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2023”. Ceremonia prestigjioze u zhvillua më 27 mars në ‘The Dolby Theatre’ në Los Angeles. Gjatë ceremonisë janë shpërblyer artistët dhe këngët më të dëgjuara në stacionet iHeartRadio. Në ngjarjen vjetore kishte edhe momente të bukura dhe mjaft emocionuese, gjithashtu dhe performanca live nga artistët më të mëdhenj të skenës. Të nominuara këtë vit kanë qenë edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Dua Lipa ka qenë e nominuar në shtatë kategori, por nuk ka arritur të shpërblehet me ndonjë çmim. Këngëtarja me origjinë nga Dibra gjithashtu u përfshi në dy kategori dhe fitoi ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ për “I’m Good (Blue)” me David Guettan. Bebe Rexha ka shkrua në rrjetet sociale duke u bërë me dije ndjekësve të saj se ka fituar një çmim.“Faleminderit iHeartRadio. Ne kemi fituar Dance Song of the Year”, ka shkruar ajo.
Arta Bajrami së shpejti me albumin e ri “038"
Këngëtarja Arta Bajrami duket se po i rikthehet muzikës. Njoftimin e ka bërë vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrejtin social Instagram. Arta ka zbuluar se po rikthehet jo vetëm me një këngë, por me një album të plotë muzikor që titullohet “038”.
Pas një mungese të gjatë në tregun muzikor, Arta u rikthye vetëm një vit më parë me një këngë të re që mban titullin "Ai nuk ka faj", por duket se për një vit ka punuar intensivisht për të sjellë një album të tërë muzikor.
Ronela Hajati me këngë të re
Këngëtarja Ronela Hajati ka lajmëruar ndjekësit e saj në rrjetet sociale se më 5 Prill do të sjellë për publikun materialin më të ri muzikor.
Një postimin e saj ajo ka publikuar edhe një fragment të shkurtër të videoklipit, ku shihet që hyn e veshur me të zeza me një pistoletë në dorë, duke shkuar në një kishë. Në video shihet të shkruhet "Te Quiero" 5 Prill ora 6. Kohët e fundit këngëtarja Ronela Hajati ka qenë mjaft e angazhuar me koncerte të ndryshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.
Sava Lena