Putin mund të marrë pjesë në inaugurimin e termocentralit bërthamor në Turqi në prill
2023-04-01 15:37:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se homologu i tij rus Vladimir Putin mund të udhëtojë në Turqi më 27 prill, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të termocentralit bërthamor Akkuyu.

Erdogan deklaroi për televizionin “ATV-A Haber” se Putini mund të udhëtojë personalisht në Mersin ose të marrë pjesë në ceremoni nëpërmjet telekonferencës, citon “Xinhua”.

Projekti, i vendosur në provincën juglindore turke të Mersinit, është centrali i parë bërthamor i Turqisë. Ai pritet të prodhojë 35 miliardë kilovat-orë (kWh) energji elektrike në vit dhe do të plotësojë rreth 10 për qind të nevojave të brendshme për energji elektrike.

Sipas një kontrate, firma ruse “Rosatom” ka rënë dakord të sigurojë projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen, funksionimin dhe çmontimin e termocentralit. (Irma)